Barcelona, Mançester Junajtid, Porto dhe surpriza e këtij sezoni, Malaga, mund të presin biletën për fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve nëse arrijnë të fitojnë ndeshjet e tyre në mesjavë.
Të gjitha këto skuadra kanë fituar tre ndeshjet e para në grupe dhe fitorja e të katërtës do i garantonte matematikisht kalimin në turin tjetër të aktivitetit, duke i dhënë mundësinë të luajnë pa stres në dy ndeshjet e fundit.
Shalke, Borusia Dortmund dhe Shakhtar Donetsk mund të hedhin gjithashtu një hap gjigand para nëse fitojnë, ndërsa dy skuadrat angleze, Çelsi dhe Mançester Siti, ashtu si edhe kampionët e Italisë së Juventusit, rrezikojnë seriozisht t’i japin lamtumirën para kohe turneut
“Liga e Kampioneve ka arritur në një fazë kritike dhe nuk mund t’i lejojmë më vetes gabime”, ishte komenti që bëri Arsen Venger për situatat e krijuara në grupe të ndryshme gjatë 3 ndeshjeve të para. (LajmeShqip.com)
Ndeshjet e Ligës së Kampioneve
Të martën 06.011.2012
Shalke-Arsenal
Dinamo Kiev-Porto
Dinamo Zagreb-PSZH
Olimpiakos-Montpelje
Anderleht-Zenit
Milan-Malaga
Mançester Siti-Ajaks
Real Madrid-Borusia Dortmund
Të mërkurën 07.011.2012
Sëlltik-Barcelona
Çelsi-Shaktar Donetsk
Sporting Braga-Mançester Junajtid
Juventus-Nordsjaelland
Valencia-BATE Borisov
Bajern Mynih-Lilë
Benfika-Spartak Moskë
CFR Kluj-Gallatasaraj
Monday, 05 November 2012 11:01