Në këtë sezon në Ligën Ballkanike do të garojnë vetëm nëntë skuadra.
BIBL nuk ka arritur që të gjejë një ekip që do të mund ta zëvendësonte ekipin e përjashtuar malazez, Sutjeska, për shkak të mos kryerjes së obligimeve financiare.
Tani dy grupet A dhe B do të kenë 4 respektivisht 5 ekipe, ka njoftuar “Balkan League”, përmes faqes zyrtare.
Me ndërrimin e numrit të skuadrave pjesëmarrëse, ndryshon edhe sistemi i garave, transmeton Koha.net.
Nga 10 skuadra që kanë qenë të ndara në grupin A dhe B, me nga 5 skuadra, 4 skuadra kalonin në fazën tjetër.
Kurse tani tri skuadrat lidere të secilit grup do të kualifikohen direkt në fazën tjetër, kurse skuadra e katërt e grupit A dhe skuadrat që janë në vendin 4 dhe 5 të grupit B, do të luajnë lojën shtesë për të siguruar kualifikimin.
Nga tri skuadrat e mbetura, dy kualifikohen dhe një eliminohet. Në Ligën Ballkanike në këtë sezon do të luajnë tri skuadra kosovare, Sigal Prishtina, KB Peja dhe Bashkimi.
Tuesday, 15 September 2015 16:34