Presidenti i bordit drejtues të Totenhem, Daniel Levi është duke planifikuar një shitje masive të lojtarëve në fund të sezonit.
“Daily Mail” thotë se Levi dëshiron të largojë një numër të madh lojtarësh nga ekipi i parë, futbollistë që ai i konsideron të “shitshëm” dhe që do të heqin një barrë të madhe nga financat e klubit gjatë verës.
Skuadra nga Londra veriore po shqyrton mundësinë që të shesë Heurelio Gomes, Sebastien Basong, Vedran Çorluka, David Bentli, Xhermein Jenas dhe Xhovani Dos Santos.
Levi mendon se lëvizjet e lojtarëve të lartpërmendur do të ndihmojnë klubin që të ofrojë paga më të larta, të cilat do të ndihmojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar kontrata afatgjata me Emanuel Adebajor dhe Luka Modriç, ndërsa do të shërbejnë edhe për të bërë nënshkrime të mëdha gjatë verës. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 11:15