Joakim Lëv ka bërë sot publike listën paraprake prej 27 emrash të futbollistëve të kombëtares gjermane nga të cilët do të përzgjidhet skuadra përfundimtare për pjesëmarrjen në Euro 2012.
Ekipi do të udhëtojë të enjten drejt Sardenjës ku do të zhvillojë fazën përgatitore, fillimisht vetëm me një pjesë të lojtarëve që luajnë në kampionatin gjerman, ndërsa do të mungojnë lojtarët e Bajern Mynih e Borusia Dortmund që kanë ende aktivitete, ashtu si edhe ata që luajnë jashtë Gjermanisë.
Në emrat e përzgjedhur bie në sy ai i mesfushori të ri të Shalkes, Julian Draksler, ashtu si edhe ai i portierit të Borusia Mynshengladbah, Mark-Andre Ter Shtegen. Në listë mungojnë emra si Patrik Helmes, Mika Hanke, Shtefan Kisling, Marko Marin, Simon Rolfes, Kristian Trash apo Denis Aogo.
Lista e publikuar sot do të shkurtohet në 23 emrat përfundimtarë vetëm me datë 29 maj.(LajmeShqip.com)
Lista e plotë e lojtarëve të Gjermanisë:
Portierë: Manuel Nojer (26 vjeç, Bajern Mynih), Tim Vise (30, Verder Bremen), Mark-Andre Ter Shtegen (20, Borusia Mynshengladbah), Ron-Robert Zieler (23, Hanover)
Mbrojtës: Holger Badshtuber (23), Filip Lahm (28), Zherom Boateng (23) (Bajern Mynih), Marcel Shmelcer (24), Mats Humels (23) (Borusia Dortmund), Per Mertesaker (27, Arsenal), Benedikt Houedes (24, Shalke)
Mesfushorë: Bastian Shvainshtaiger (27), Toni Kros (22), Tomas Myler (22) (Bajern Mynih), Andre Shyrle (21), Lars Bender (23) (Bajer Leverkusen), Sami Kedira (25), Mesut Ozil (23) (Real Madrid), Marko Reus (22, Borusia Mynshengladbah), Sven Bender (23), Ilkai Gundogan (21), Mario Gëtze (19) (Borusia Dortmund), Julian Draksler (18, Shalke)
Sulmues: Mario Gomez (26, Bajern Mynih), Miroslav Klose (33, Lacio), Kakau (31, Shtutgart), Lukas Podolski (26, Këln)
Monday, 07 May 2012 13:52