“Më shumë se 8 tituj Kampion Italie.
Më shumë se ngjitja nga Seria B.
Më shumë se një Kupë Italie (shpresojmë dy).
Më shumë se katër Superkupa Italie.
Më shumë se një Ligë Kampionesh.
Më shumë se një Superkupë Evrope.
Më shumë se një Kupë Ndërkontinentale.
Më shumë se goli ndaj Fiorentinës..
Më shumë se një gol si Del Piero.
Më shumë se goli në Tokio.
Më shumë se lotët e mi.
Më shumë se goli në Bari.
Më shumëse goli fluturimthi me thembër në derbi.
Më shumë se një gol për Avokatin.
Më shumë se gjuha jashtë kundër Interit.
Më shumë se pasimi për David.
Më shumë se goli numër 187.
Më shumë se goli kundër Gjermanisë.
Më shumë se Berlini.
Më shumë se goli ndaj Frosinone.
Më shumë se titulli i golashënuesit më të mirë në Serinë B.
Më shumë se titulli i golashënuesit më të mirë në Serinë A.
Më shumë se duartrokitja e “Santiago Bernabeu”.
Më shumë se 704 ndeshjet me të njëjtën fanellë.
Më shumë se 289 golat.
Më shumë se një goditje dënimi që do të thotë titull kampion.
Më shumë se goli ndaj Atalantas.
Më shumë se çdo rekord.
Më shumë se fanella me numrin 10 që mban emrin Del Piero.
Më shumë se shiriti i kapitenit.
Më shumë se gjithçka… është ajo që më keni dhuruar në këto 19 vite.
Jam i lumtur që keni qeshur, festuar, qarë, kënduar, ulëritur për mua dhe me mua. Për mua asnjë ngjyrë nuk do të ketë ngjyrim më të fortë se e bardha dhe e zeza. Keni bërë realitet ëndrrën time. Më shumë se çdo gjë tjetër, sot arrij vetëm t’ju them: FALEMINDERIT. Gjithmonë përkrah jush. Alesandro”. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 May 2012 10:18