“Unë me të vërtetë besoj se PSG një ditë mund të përfundojë në pozitën e parë të Ligës së Kampionëve,” tha Leonardo për BBC.
“Kam luajtur këtu 14 vjet më parë, dhe kam përjetuar momentet më të mira në historinë e klubit. Ne kemi luajtur në Evropë në nivelin më të lartë me lojtarë shumë të mirë. PSG duhet të kthehet në atë nivel, madje edhe brenda klubit, për të patur këtë mentalitet fitues.”
“Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme, por kjo nuk do të na vrasë, nëse ne nuk jemi në atë vitin e ardhshëm. Ne kemi një program, por është e pamundur që programi të sjell rezultatet dhe performancën e lojtarëve.”
Paris Saint-Germain aktualisht është në pozitën e pestë në tabelë, në Ligue 1, me nëntë pikë nga katër ndeshje.
Ata filluan fazën e Ligës së Evropës me një fitore 3-1 ndaj Red Bull Salzburg të enjten.(LajmeShqip.com)
Friday, 16 September 2011 15:29