Drejtor sportiv i PSZH, Leonardo, ka treguar se arsyeja kryesore pse nuk po arrin të blejë emra të mëdhenj të futbollit botëror, është se ky klub nuk luan në Ligën e Kampioneve.
Klubi i kryeqytetit francez ka marrë refuzime nga Devid Bekam dhe Aleksandre Pato gjatë javëve të fundit por Leonardo mendon se shumë shpejt kjo do të ndryshojë.
“Parisi mbetet Paris dhe unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë këtë. Por në nuk jemi tërheqës për lojtarët e mëdhenj pasi nuk luajmë në Ligën e Kampioneve”.
“Bekam nuk erdhi për shkak të familjes, ndërsa për Paton mund të them se këto gjëra ndodhin shpesh gjatë afateve të transferimeve”.
“Nga ana jonë ne duhet të bëjmë shumë gjëra. Fillimisht duhet të rritemi në mënyrë që të tërheqim lojtarë të tillë në të ardhmen”, deklaroi Leonardo.
Ai nuk ngurroi të kritikonte klubet e tjera franceze të cilat nuk ia shitnin lojtarët PSZH-së por preferonin t’i dërgonin ata jashtë Francës. (LajmeShqip.com)
Monday, 16 January 2012 13:32