Revista “Time”, më e famshmja në Amerikën e Veriut, ka zgjedhur Lionel Mesin për ta vendosur në kopertinën e edicionit të muajit shkurt. Revista ka dalë në shitje në mbarë botën këtë e diel, me 29 janar, ndërsa vetëm versioni i SHBA-ve ka një pamje tjetër në faqen e parë.
Është hera e parë që një lojtar futbolli është në kopertinën e revistës. Ndërkohë, atletë të tjerë janë shfaqur në kopertinën e saj, duke filluar nga Taigër Uds, Majkëll Xhordan dhe Muhamed Ali. Tani edhe Leo Mesi bën pjesë në “elitën” e sportit botëror që ka patur këtë privilegj.
“Time” ka zgjedhur edhe një titull domethënës: “Mbreti Leo”, duke iu referuar suksesit të tij të tretë radhazi në garën për “Topin e Artë”. Sipas kësaj reviste, Lionel Mesi është “lojtari më i madh në botë” dhe ndoshta “më i miri i të gjitha kohërave”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 31 January 2012 10:27