Lennon është i prirur për të rënë dakord marrëveshje për të sjellë në Uells sulmuesin Bellamy, të cilit i është thënë se ai nuk ka të ardhme në City, pasi sezonin e kaluar ishte si i huazuar në Cardiff City.
Ka pasur raporte se Bellamy nuk është i interesuar në bashkimin me Celtic, por Lennon nuk e ka ndërmend të ndalet.
Shefi i Celtic-ut është gjithashtu në treg për një mbrojtës të majt,ë pas humbjes se Emilio Izaguirres për disa muaj, për shkak të lëndimit.
“Craig është ende një opsion”, tha Lennon. “Ai mund edhe të jetë një transfer në ditët e fundit”.
“Unë nuk kam folur me atë dhe do t’i mbaj lidhjet me Manchester Cityn për të. Ne nuk e kemi marrë ende një “jo” definitive për të”, tha ai.
“Unë jam i sigurt njerëzit do të jenë në dispozicion dhe kur klubet angleze emërojnë skuadrat e tyre, ndonjëherë ju duhet të luani lojën e pritjes, por ne jemi duke punuar në një numër të gjerë lojtarësh”, th ai. (LajmeShqip.com)
Sunday, 14 August 2011 13:49