Suedezi ka marrë një goditje në miqësoren me Malmon, të dielën, dhe lëndimi u prognoza si shumë serioz
Milan kanë marrë dis
a lajme zhgënjyese nga miqësorja ndaj Malmos, të dielën në mbrëmje, pasi Zlatan Ibrahimoviq ka pësuar një lëndim.
29-vjeçari, i cili filloi karrierën e tij profesionale në klubin suedez pësoi një problem me kyçin e këmbës në pjesën e parë dhe u detyrua të braktisë fushën pas 60 minutash lojë, për shkak të dhimbjeve.
“Në një moment të caktuar përdreha kyçin e këmbës, por unë me të vërtetë dëshiroja të qëndroja në fushë, pasi turma ishte fantastike”, ka thënë Ibrahimoviq në faqen zyrtare të klubit.
“Kyçi i këmbës dhembë në këtë moment, por mjeku më ka thënë se nuk është shumë serioze.”
Ibrahimoviq mund të jetë jashtë fushës për disa ditë, por pjesëmarrja e tij në ndeshjen e ligës kundër Cagliarit, më 27 gusht, nuk duket të jetë në rrezik. (LajmeShqip.com)
Monday, 15 August 2011 12:09