Kapiteni i Nurnbergut, portieri Rafael Schafer, do të jetë jashtë për gati tre muaj për shkak të një dëmtimi.
Shkalla e dëmtimit është e lartë dhe drejtori sportiv i skuadrës Martin Bader konfirmoi se 32vjeçari do t’i nënshtrohet operacionit.
“Schafer do të jetë jashtë për 10-12 javë, dhe atëherë ne presim që ai të jetë përsëri me ekipin”, tha Bader për Bild.
Bader shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përvojës në lojtarët e mbetur të Nurnberg.
“Ne jo vetëm që do të humbasim cilësitë e një portieri, por edhe udhëheqjen e ekipit”, shtoi ai.
Schafer ka luajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij në Nurnberg që nga viti 2001, me përjashtim të sezonit 2007-2008, ku ai mbrojti ngjyrat e Shtutgartit. Kapiteni ka mbi 200 shfaqje në Bundesligë në shpatullat e tij. (LajmeShqip.com)
Sunday, 21 August 2011 09:51