Klaudio Kanixha, një nga sulmuesit legjendarë të Argjentinës, do të veshë përsëri këpucët dhe do të kthehet në fushat e gjelbra për të luajtur në Kupën FA me fanellën e Uembli FC.
Falë emisionit televiziv britanik që quhet “Ëndrra”, ai do të jetë bashkë me shumë legjenda të tjera të futbollit botëror në kërkim të ngjitjes së kësaj skuadre të vogël në majat e futbollit anglez.
Përkrah lojtarit që 20 vite më parë përbënte dyshen e sulmit të Argjentinës me Maradonën, do të jenë gjithashtu emra të tjerë të njohur të futbollit botëror si Rei Rarlor, Martin Kioun, Grem Le So, Brajan MekBraid dhe Devid Siman.
Ekipi i tyre do të jetë në kategorinë e 9-të angleze, por nën kontrollin e kompanisë “Budweiser”, ka fonde të mjaftueshme për të afruar këto emra ish-lojtarësh të famshëm sa për edicionin e parë.
Debutimi i legjendave do të bëhet me datë 11 gusht, kur ata do të zbresin në fushë për të luajtur turin e parë paraeliminator të turneut më të vjetër futbollistik në botë.
Gjatë kësaj periudhe, Kanixha dhe shokët e tij do të jenë çdo ditë nën vëzhgimin e kamerave që do të pasqyrojnë jetën futbollistike të këtij klubi të vogël. (LajmeShqip.com)
Saturday, 23 June 2012 15:01