Sonte do të luajë Anglia me Zvicrën, por mediat e këtij vendi dhe analistët i janë kthyer çështjes ‘Xherdan Shaqiri në Stoke City’.
Stephane Henchoz është i radhës që kritikon zgjedhjen e yllit kosovar të Zvicrës, i cili nga Interi u transferua në Stoke City të Anglisë. Henchoz ka qenë mbrojtës i Liverpoolit dhe Përfaqësueses së Zvicrës.
Ai ka thënë se Xherdani e zgjodhi Stoken për shkak të parave.“Ai nuk kaloi në Stoke për të pasur synim Ligën e Kampionëve, në të cilën kurrë nuk iu ka ofruar rasti për të qenë. Kjo ndodhi vetëm për shkak të parave të Stokes”, thekson Henchoz për ‘Tages-Anzeiger’, shkruan GazetaOlle.com.
“Ai do të marrë para të majme, pasi ato nuk do t’i merrte diku tjetër. Kjo është. Schalke 04 dhe Borussia Dortmund do të ishin më me perspektiv për të”, shtoi ai.
Në fakt Xherdan Shaqiri paguhet 165 mijë euro në javë ose rreth 8.7 milionë euro në vit, përfshirë edhe bonuset.
Krahas Henchozit, edhe legjenda gjermane, Stefan Effenberg dhe ish bashkëlojtari i Shaqirit, David Degen, kanë kritikuar Shaqirin dhe vëllain e tij, Erdinin, për zgjedhjen që kanë bërë.
Tuesday, 08 September 2015 20:25