Ezekuiel Laveci ka mbërritur në Paris ku nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të firmosë kontratën që e lidh për katër vitet e ardhshme me Paris Sent Zhërmen.
Lojtari, të cilin Napoli e shiti për rreth 30 milionë euro, ka mbërritur që në orët e paradites në aeroportin e kryeqytetit francez, por i pritur pa bujë siç është mësuar në Napoli ku është idhull i mijëra njerëzve.
E gjithë dita e hënë do i kushtohet vizitave të ndryshme mjekësore të argjentinasit, ndërsa prezantimi i tij zyrtar para publikut mund të bëhet të matën, ditë kur është caktuar edhe konferenca e parë për shtyp e sezonit të ri për trajnerin Karlo Ançeloti. (LajmeShqip.com)
Sunday, 01 July 2012 17:45