Gjiganti spanjoll Real Madrid ka bërë të ditur në një konferencë të papritur për shtyp se Jorge Valdano është larguar nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Real Madridit.
Në një konferencë të papritur për shtyp, të mërkurën mbrëma, mbretërit kanë konfirmuar vendimin e tyre për të mos lejuar 55-vjeçarin të punojë për klubin nga Santiago Bernabeu.
Vendimin e kumtoi Fiorentino Perez, i cili ka vendosur t’i japë rol të shtuar Jose Mourinhos në menaxhmentin e klubit.
“Ne kemi vërejtur se diçka nuk po funksiononte si më parë dhe është dashur që ta gjejmë një zgjidhje të shpejtë për këtë. Këtë sezon ishim dëshmitarë të dobësive në funksionimin e klubit. Rolin e drejtorit përkohësisht do ta marrë Jose Angel Sanchez”.
“Ai dhe Mourinho janë dy njerëz me karaktere të ndryshme në sport. Të gjithë kemi parë çfarë ka ndodhur. Largimi i Jorge Valdanos është i dhimbshëm”, theksoi Florentino Perez.
Presidenti i Real Madridit shtoi se ky vendim erdhi pas kërkesës së Mourinhos për një rol më të shtuar të tij në menaxhimin e klubit, me një rol të kërkuar nga portugezi, sikur që e kishte te Chelesa. Pos tjerash Perez hodhi kategorikisht poshtë se ka kontaktuar Luis Figon apo Fernando Hierron për postin e drejtorit.
Ndërsa agjenti i sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se transferimi i klientit të tij te Real Madridi në këtë verë është gjë e pamundur.
“Unë nuk kam thënë kurrë që Milani do të jetë klubi i fundit i Ibrahimoviqit. Pasi unë e kam thënë të njëjtën gjë për 10-të vitet e fundit. Kur ne shkuam te Barcelona nuk menduam se do të largohemi pas një viti”.
Çdo lojtar kërkon ta përfundojë karrierën e tij tek skuadra me të cilën ai ndihet mirë dhe luan mire, por nuk dihet se ku do vazhdosh më pas, sepse asnjëherë nuk i dihet për të ardhmen.
Si të mundësh Barcelonën dhe të fitosh kampionatin spanjoll? Të marrësh një lojtar që prej tetë vitesh fiton gjithmonë. Ide e çmendur e Mou-s që të marrë Ibrën nga Milani.
“Eshtë Milani që duhet të vendosë. Nëse Florentino do të marrë në telefon Galianin, gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë menaxheri i suedezit, Mino Raiola. Ndërkohë, Reali po mendon edhe për zgjidhje të tjera, nëse Adebayor nuk blihet përfundimisht, është gati Negredo i Seviljes.
Thursday, 26 May 2011 11:46