Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se Neymar mund të largohet nga Camp Nou.
Lionel Messi nuk do të largohet kurrë nga Barcelona.
Por, ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se Neymar mund të shitet.
Messi e Neymar së fundmi kanë qenë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Camp Nou.
Dhe, Laporta mohoi mundësinë e largimit të argjentinasit.
Por, beson se situata është ndryshe sa i përket brazilianit.
“Messi nuk do të largohet kurrë nga Barcelona. Është pjesë e emblemës dhe zemrës tonë”, deklaroi ai, përcjell “Lajmi.net”.
“Për Neymarin, situata është ndryshe. Situata ekonomike në klub nuk është e mirë, andaj për ta balancuar atë, klubi duhet të shesë futbollistë. Dhe, zgjidhja më e mirë është të shitet një futbollist i madh”, u shpreh ai.
Thursday, 29 October 2015 10:35