Frenk Lampard ka pranuar për herë të parë se marrëdhënia e tij më trajnerin Andre Vijas-Boas nuk është ideale. Në media ka patur raporte të ndryshme se mes palëve ka patur përplasje rreth mosaktivizimit të mesfushorit.
Por kjo ishte hera e parë kur një pre tyre pranoi publikisht debatet. “Mendoj se nga jashtë mund të shihet se marrëdhënia jonë nuk është ideale, por gjëja më e rëndësishme është të mos përqendrohemi shumë te marrëdhëniet individuale. Ato mund të jenë vetëm negative dhe njerëzit spekulojnë në këto raste”.
“Kemi patur disa debate. Disa lojtarë si puna ime, nuk na pëlqen kur nuk luajmë. Por nuk bëhet fjalë për futbollistë që duan të keqen e klubit”.
“Unë kam shumë kohë këtu, jam 33 vjeç dhe jam realist. Kërkesa ime nuk do të thotë që dua të luaj çdo ndeshje, por të paktën dua të shoh Çelsin duke fituar kur jam i ulur në stolin e rezervave”.
“Jemi të gjithë të shqetësuar tani, të gjithë ata që janë përfshirë dhe sidomos njerëzit që e kanë Çelsin në zemër pasi kanë qenë këtu për një kohë të gjatë dhe duan të na shohin të paraqitemi ashtu siç duhet”, u shpreh mesfushori i përfaqësueses angleze. (LajmeShqip.com)
Sunday, 26 February 2012 11:35