Frenk Lampard ka treguar kënaqësinë e tij për shënimin e golit “special” numër 200 me fanellën e Çelsit në suksesin 2-0 ndaj Uest Hem që ngjiti përsëri londinezët në vendin e tretë në renditjen e kampionatit anglez.
34 vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 19-të të sfidës kundër ish-klubit të tij, pas një kombinimi me Hazard që shënoi më pas edhe golin e dytë të kësaj sfide.
“Ky gol ishte i veçantë. Sigurisht që ishte një arritje e karrierës time, të cilën e ndiqja prej kohësh. Jam thjesht i lumtur që e arrita këtë objektiv dhe jam i kënaqur edhe sepse ishte një gol i rëndësishëm për skuadrën”
“Kam qenë shumë me fat që kam luajtur për këtë klub për një periudhë të gjatë përkrah lojtarëve të mëdhenj, lojtarëve si Hazard që shpesh ta kalojnë topin në mënyrë të tillë që është e vështirë të gabosh. Ndaj i jam mirënjohës të gjithë këtyre futbollistëve”, tha mesfushori anglez. (LajmeShqip.com)
Monday, 18 March 2013 10:45