Los Anxhelos Leikërs më në fund po arrijnë të finalizojnë ëndrrën e tyre, duke afruar në ekip qendrën më të mirë në qarkullim në NBA, Duajt Hauard. Marrëveshja që përfshin katër skuadra të ndryshme, pritet të finalizohet vetëm gjatë të premtes, pasi të marrë “ok” nga NBA, e cila ka filluar të kontrollojë transferimet e lojtarëve për të evituar ndërtimin e “superskuadrave”.
Për të marrë Duajt Hauard, LA Leikërs do të dërgojnë qendrën e tyre, Endriu Bainëm, te Fladelfia, e cila do të marrë gjithashtu edhe Xhezon Riçardson nga Orlando. Vetë Filadelfia do të dërgoj Andre Iguodala te Denver Nagets, ndërsa Orlando do të përfitojë Arron Aflalo, Al Harrington, Nikola Vuçeviç, Moe Harkles dhe tre zgjedhje drafti të raundit të parë në të ardhmen.
Orlando, Los Anxhelos dhe Filadelfia po diskutonin prej kohësh këtë rotacion masiv, por u nevojitej një skuadër e katërt që të merrte Iguodalan dhe që t’i siguronte Orlandos tre zgjedhjet në raundin e parë në draft, duke filluar bisedimet me Denver vetëm në fillimin e kësaj jave.
Por Hauard do të nënshkruajë luajë fillimisht vetëm për një vit me LA Leikërs, aq sa i kishte mbetur në kontratën e tij ekzistuese me Orlandon. Në fund të sezoni, ai do të kthehet në një lojtar të lirë dhe mund të largohet nga kalifornianët. (LajmeShqip.com)
Friday, 10 August 2012 15:35