Mosha 33 vjeçare, një dëmtim në kyçin e dorës dhe hunda e thyer nuk quhen më pengesa për Kobi Brajant i cili me 33 pikët e tij ka udhëhequr LA Leikërs në fitoren 93-83 përballë Majemi. Kalifornianët kanë marrë kryesimin në periodën e parë dhe nuk e kanë lëshuar atë deri nw fundin e ndeshjes, falë edhe kontributit rëndësishëm të Bainëm (16 pikë, 13 topa në tabelë), Artest (17 pikë, 7 topa në tabelë) dhe Gasol (11 pikë, 10 topa në tabelë). Nuk ka shërbyer shumë një tjetër ndeshje e mirë e Xhejms me 25 pikë, 13 topa në tabelë e 7 pasime, pasi ai nuk ka patur mbështetjen e duhur të skuadrës, ku edhe Uejd ka lënë fushën që 6 minuta para përfundimit të ndeshjes pas plotësoi numrin e faulleve në një sfidë të tensionuar.
Rajan Rondo ka qenë heroi i Boston në fitoren 115-111 në kohë shtesë ndaj Nju Jork. Organizatori ka dhuruar një nga paraqitjet më të rralla në NBA, duke regjistruar 18 pikë, 17 topa në tabelë dhe 20 pasime, ndërsa i fundit që ka regjistruar një paraqitje të përafërt me të ka qenë Mexhik Xhonson në vitin e largët 1989. Ndërsa një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme në ndeshjet e mbrëmshme ka qenë ajo e Deron Uilliams, i cili në fitoren 104-101 të Nju Xhersi përballë Sharlot ka shënuar 57 pikë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Nju Jork-Boston 111-115
Majemi-LA Leikërs 83-93
G. Steit-Toronto 75-83
Nju Xhersi-Sharlot 104-101
LA Klipërs-Hjuston 105-103
Çikago-Filadelfia 96-91
Sakramento-Feniks 88-96
Denver-San Antonio 99-94
Monday, 05 March 2012 09:02