Tiranë – Në prag të sfidës së 26 marsit ndaj Bjellorusisë, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, kroati Josip Kuzhe, publikoi tw premten listën e futbollistëve të cilët do të luajnë në këtë përballje.
Kuzhe ka grumbulluar 20 lojtarë për këtë takim, teksa pjesë e listës është edhe mesfushori i Hanoverit, Altin Lala, i cili ishte në dyshim pas një dëmtimi të pësuar në stërvitje javën e shkuar.
Duke parë rëndësinë e përballjes, si dhe duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, Kuzhe ka besuar sërish tek “garda e vjetër”, pasi pjesë e ekipit do të jetë edhe Ervin Skela, i cili mundi të gjente një skuadër në kampionatin polak, për të vijuar karrierën e tij.
Mungesat në mbrojtje të Armend Dallkut dhe Debatik Currit, pritet të mbyllen nga dy mbrojtësit e grumbulluar në vend të tyre, Endri Vrapi dhe Elvin Beqiri.
Ndërkohë sulmi i është besuar Erjon Bogdanit, Hamdi Salihit dhe Elis Bakajt, teksa mungon sërish Edmond Kapllani.
Sfida ndaj Bjellorusisë shihet nga tekniku Kuzhe si deçizive për të përcaktuar objektivat e Shqipërisë në grupin D, si dhe është një përballje direkte për renditjen në grup.
– Lista e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi:
1. Arjan Beqaj Ermis
2. Saimir Ujkani Novara Calcio
3. Andi Lila SK Tirana
4. Elvin Beqiri Lankan Hazaran
5. Kristi Vangjeli Aris Selaniku
6. Ansi Agolli Qaraback
7. Admir Teli Qaraback
8. Lorik Cana Gallatasaray
9. Endri Vrapi Skënderbeu
10. Ervin Bulku Hajduk Split
11. Altin Lala Hanover 96
12. Klodian Duro Lask Linz
13. Gilman Lika SK Tirana
14. Emilian Vila Dinamo Tirana
15. Ervin Skela Arca Gdynia
16. Jahmir Hyka SK Tirana
17. Gjergj Muzaka Skënderbeu
18. Erjon Bogdani Cesena
19. Hamdi Salihi Rapid Vienna
20. Elis Bakaj Dinamo Bukuresht
– Renditja aktuale e grupit D
1 Franca 4 9
2 Bjellorusia 4 8
3 Shqiperia 4 5
4 Bosnje 3 4
5 Rumania 3 2
6 Luksemburg 4 1
Friday, 18 March 2011 13:37