Kuyt pranon se performanca e Liverpoolit kundër Tottenhamit nuk ishte siç kish pritur ai, mirëpo refuzon të dorëzohet.
“Natyrisht se rezultati ishte shumë zhgënjyes. Ne të gjithë kemi shpresuar tek një rezultat i mirë, pra tek fitorja, mirëpo ja që nuk ndodhi.”
“Do të luhet edhe një ndeshje, shpresojmë se ata do të barazojnë dhe ne do të fitojmë, kështu që të kualifikohemi në garat evropiane.”
“Është zhgënjyese. Ne dhamë gjithçka, mirëpo nuk e dhamë atë formë si në javët e kaluara.”
Kuyt në ndeshjen kundër Tottenhamit ishte kthyer në pozitën e tij si mesfushor krahu, pas rikthimit të Andy Carrollit.
“Për mua nuk ka rëndësi ku luaj. Dua vetëm ta ndihmoj skuadrën. Gjithmonë dua të jep më të mirën për ekipin, duke shënuar apo asistuar. Me rëndësi është rezultati”, tha Kuyt.
Monday, 16 May 2011 11:47