Dirk Kuyt ka lavdëruar paraqitjen brilante të Luis Suarezit pasi i inspiroj “The Reds” ta mposhtin Newcastle me rezultat 3-0.
“Është kënaqësi që e kemi në skuadër. E kam thënë edhe më herët, Luis Suarez dhe Andy Carroll janë top-lojtarë dhe janë blerje fenomenale për klubin.”
“Fatkeqësisht Andy erdhi i lënduar dhe pastaj filloj të luajë dhe të kthehet në formë mirëpo në javët e fundit ai ka pësuar sërish lëndim, mirëpo kjo nuk do ta ndaloj atë që të tregojë cilësitë e tij.
“Por, Luis Suarez deri më tani ka qenë brilant dhe jam shumë shumë i lumtur që po luaj përkrah tij.”
“Është kënaqësi të kesh asi lloj lojtari i cili gjithmonë është në lëvizje, që gjithmonë tenton të krijoj shanse. Në një moment ta jep topin dhe hapet përsëri për ta pranuar. Kjo ta bënë të lehtë të punosh me të.”
Kuyt po ashtu tha se ndihet i lumtur me golat që është duke i shënuar.
“Unë jam shumë i lumtur me golat që po shënoj dhe që po e ndihmoj skuadrën në rezultatet të mira.” tha Kuyt.
Monday, 02 May 2011 14:13