Kush do të largohet këtë verë nga Real Madridi?
Pas transferimeve të bëra janë shumë lojtarë madrilienë që mund ta shohin lojën nga stoli, gjë që ata nuk e duan këtë.
Në vijim, portali lajmeshqip.com iu sjell lojtarët, të cilët përfliten se mund ta lënë Bernabeun këtë verë.
Gago – Dëshiron Napolin, thjeshtë nuk ka vend në ekip. Me një mesfushë të mbingarkuar, Gago është njëri ndër ata futbollistë që mund t’ia japin lamtumirën Realit. Ai deri më tani ka luajtur në 121 ndeshje (nga 232 të mundshme), por dëmtimet e tij e lanë shumë herë jashtë fushave të gjelbërta. Ai ka edhe dy vjetë kontratë dhe siç duket e preferon Napolin.
Drenthe – Zgjedhja midis Francës dhe Italisë. Këtë vit ishte i huazuar tek Hercules Alicante. Ka luajtur 19 ndeshje dhe shënoi katër gola. Këtë sezonë, tek Hercules, ai pati një problem me Esteban Vigo dhe Djukiç. Ai ka edhe një vitë kontratë me Realin. Benfika po negocion për transferin e tij, por ai dëshiron Francën ose Italinë.
Canales – Preferon një transferim. Reali vetëm duhet t’ia caktojë klubin, por problemi është se Los Blancos dëshirojnë që Canales ta japin si huazim. Ata i’a ofruan Ëolfsburg ose Schalke 04, por është Canales që dëshiron garën Champions. Këtë sezon Canales luajti vetëm 532 minuta. Ai gjendet me përfaqësuesen e Spanjës U20 në Columbi. Valencia dhe Villareal janë të interesuara për shërbimet e lojtarit.
Pedro Leon – Refuzon largimin. Ai u ble një vit më parë nga Getafe. Me Mourinho, që kërkoi transferin e tij, kushtoi 10 milionë euro dhe nënshkroi deri më 2016. Ai ka luajtur 578 minuta në sezonin 2010/11. Kërkohet nga Valencia,Villareal dhe Liverpool. Reali është i gatshëm ta shesë,por lojtari nuk e dëshiron largimin.
Monday, 11 July 2011 10:06