Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është shumë afër që transferoj Mario Balotellin nga Liverpooli.
Mario Balotelli pritet të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere. Sulmuesi italian ka gjasa të mëdha që të transferohet te Lazio, nëse kjo e fundit siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, menaxheri i italianit, Minor Raiola dhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare janë në kontakt javëve të fundit për ta realizuar këtë transferim, transmeton Express.
Balotelli pritet të huazohet për një sezon te Lazio për 2 milion euro, derisa në fund të kampionatit do të ketë mundësin e blerjes për rreth 18 milion euro.
Balotelli nuk e ka treguar vetën te Liverpooli, ku ishte transferuar verën e kaluar nga Milani.
Wednesday, 05 August 2015 12:02