Lajmet e fundit bëjnë të ditur se sensacioni i Bundesligës, Nuri Sahin, do të kalojë tek Reali i Madridit. Ashtu edhe ndodhi.
Në vijim mund ta shihni një përshkrim të shkurtër rreth lojtarit në fjalë.
Mesfushori qendror shumë cilësor, është 22 vjeçar dhe e ka çuar Borussia Dortmundin në pushtimin e kampionatit gjerman, duke u bërë kampion me këtë skuadër.
Kampion i Bundesligës 2010-11 me Borussia Dortmund, kampion Evrope me kombëtaren turke U-17, me Turqinë, pra, në vitin 2005, ku u shpall lojtari më i miri i turneut dhe lojtari më i ri që ka debutuar në histori të kampionatit gjerman.
Këto janë të dhënat mbresëlënëse të Nuri Sahinit, lojtarit të ri të Real Madridit, i cili është 22 vjeçar dhe ka qenë sensacioni i këtij sezoni në Bundesligë, si lojtari kryesor i Dortmund, duke e bërë këtë skuadër kampione të Bundesligës.
Lojtari turko-gjerman është mesfushor i klasit të lartë, dhe gjithashtu punon për t’u rikuperuar nga një lëndim i vogël që e ka pësuar në një ndeshje të Borussia Dortmundit. Gjithashtu, ai është një specialist i topit.
Monday, 09 May 2011 11:52