Futbollistët e Kombëtares shqiptare nuk kaluan mirë në Europa League.
Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi janë aktivizuar gjatë 90 minutave në humbjen që Bazeli pësoi në shtëpi ndaj portugezëve të Belenenses me rezultatin 1¬2.
Ndërkohë në minutën e 77 trajneri i Bazelit ka shtuar forcat sulmuese në fushë duke aktivizuar Albian Ajetin, lojtarin e shpresavë zvicerane, vëllai i mbrojtësit të Shqipërisë Arlind Ajeti.
I humbur ka dalë edhe lojtari i linjës Ansi Agolli teksa skuadra e tij e Karabakut është mundur nga Monako vendase me rezultatin e ngushtë 1¬0, përcjell “Sportal.al”.
Tiranasi ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes por pa mundur që së bashku me skuadrën e tij të surprizojnë ekipin e principatës.
Friday, 23 October 2015 10:34