Tiranë – Me publikimin e listës së kombëtares nga ana e trajnerit Josip Kuzhe, Shqiperia nisi përgatitjet për ndeshjen kundër Bjellorusisë, e pesta në kalendarin e kualifikueseve të Euro 2012.
Shqipëria synon ta fitojë betejen në “Qemal Stafa”, jo vetëm që të arrijë me pikë Bjellorusinë (në rast fitoreje të dyja skuadrat barazohen me 8 pikë), por dhe të regjistrojë fitoren e parë në katër përballjet me ish-republiken sovjetike, me të cilën ka regjistruar në 3 ndeshjet e luajtura deri tani, 2 humbje dhe 1 barazim.
Në ndeshjen e 12 tetorit të vitit të kaluar, Vitali Rodionov dhe zëvendësuesi Sergei Krivets ndëshkuan 2-0 Shqipërinë, në një nga ndeshjet më të dobëta të saj, por të shoqëruar edhe me mungesën e trajnerit Josip Kuzhe në bankinë. Atëherë, trajneri kroat sapo kishte dalë nga Spitali Amerikan, ku u shtrua pas hemoragjisë cerebrale.
Shqipëria dhe Bjellorusia kanë një histori të paktë përballjesh, por nëse në ndeshjen e parë të zhvilluar në Minsk, në 2 shtator 2006, për eliminatoret e Euro 2008, nën drejtimin e teknikut kroat, Oto Bariç, kombëtarja shqiptare barazoi 2-2 me golat e Ervin Skeles dhe Besnik Hasit, në ndeshjen e kthimit në “Qemal Stafa”, kombëtarja me ndihmësin Slavko Kovaçiç në bankinë (Bariç ishte i pezulluar) humbi 4-2 (17 nëntor 2006). Golat e Shqipërisë mbajnë firmat e Erjon Bogdanit dhe Edmond Kapllanit.
Aktualisht, pas 4 ndeshjeve, Bjellorusia është ekipi i vetëm që nuk ka pësuar humbje në Grupin D (Shqipëria ka vetëm një humbje po me bjellorusët), por në “Qemal Stafa”, kombëtarja jonë nuk ka humbur asnjë takim. Grupi D kryesohet nga Franca me 9 pikë, Bjellorusia 8, Shqiperia 5, Bosnja 4, Rumania 2 dhe Luksemburgu 1.
Shqipëria në katër ndeshjet e para kualifikuese ka grumbulluar pesë pike: fitoi me Luksemburgun (1-0, në Tiranë), barazoi me Rumaninë (1-1, në Pietra Neamnt) dhe Bosnjen (1-1, në Tiranë).
Tre golat e Shqipërisë mbajnë firmat e Gjergji Muzakës (kundër Rumanisë), Hamdi Salihit (kundër Luksemburgut) dhe Klodian Duros (kundër Bosnjes).
Për Shqipërinë, ndeshja kundër Bjellorusisë është e para zyrtare për vitin 2011, ndërkohë që po në këtë vit, në miqësoren e luajtur në “Qemal Stafa”, kombëtarja shqiptare humbi 2-1 me Slloveninë (gol i Ervin Bulkut).
Për trajnerin Josip Kuzhe kjo ndeshje është e teta zyrtare dhe e 17-ta në bankinën e Shqipërisë. Josip Kuzhe është trajneri i pestë në epokën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pas italianit Xhuzepe Dosena, gjermanit Hans-Peter Brigel, kroatit Oto Bariç dhe holandezit Ari Han.
|
|
Saturday, 19 March 2011 14:20 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »