Kukësi humb ndeshjen në tavolë me Legian e Varshavës e Polonisë.
Kukësi hum 0-3 në tavolinë pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Qemal Stafa” më 31 korrik 2015. Ndeshja u pezullua për shkak të përplasjeve mes tifozerisë dhe një futbollist polak u plagos në fushë.
Kukësi është dënuar dhe me 70 mijë euro gjobë si dhe nëse kualifikohet do të luajë 2 ndeshje pa tifozë. Lajmi konfirmohet nga klubi i futbollit të Kukësit.
Ndeshja e vlefshme për Europa League u pezullua pas incidenteve të rënda në stadiumin “Qemal Stafa” ku tifozët hodhër sende të forta në fushë duke plagosur një lojtar polak.
Pas incidentit, lojtarët polakë refuzuan të hyjnë në fushë, ndërsa policia zbrazi stadiumin. Incidente u shënuan edhe para ndeshjes mes tifozerive të dy ekipeve.
Tuesday, 04 August 2015 11:01