Real Madrid preu një biletë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pas fitores së pastër 3-0 me Olympique Lyon ne “Santigo Bernabeu”. Takimi i parë i zhvilluar ne “Gerland” kishte përfunduar 1-1, ndersa rezultati i pergjithshem shkoi 4-1.
Për herë të fundit, Real Madrid, kishte arritur në këtë fazë të kompeticionit në vitin 2004, teksa humbi në gjysmëfinale me Monacon.
Pas një pasimi të dyfishtë me Cristiano Ronaldon, Marcelo shënoi golin e parë në minutën e 36-të. Në të 41-tën, Benzemasë iu anulua një gol në pozicion jashtë loje.
Minuta e 65-të solli edhe golin e francezit Karim Benzema, që ndëshkoi ish-ekipin e tij. Marcelo rifitoi një top në mesfushë, dha një pas të gjatë për Benzema, dhe ky i fundit nuk e fali Lloris.
Minuta e 75-të prodhoi edhe golin e tretë të formacionit të Jose Mourinho: një asist me kokë i Mesut Ozil dhe Di Maria gjunjëzoi për herë të tretë portierin e Lyon.
Çelsi arriti një vend në tetë më të mirat e Champions League, megjithëse barazuan në “Stamford Bridge” me danezët e Kopenhagen (0-0), që me anë të Cesar Santin goditën edhe shtyllën.
Barazimi u mjaftoi anglezëve të Carlo Ancelotit për të kaluar në fazën tjetër pas fitores 2-0 të arritur në takimin e parë.
Tetë ekipet e kualifikuara për në fazën çerekfinale të Champions League janë: Inter, Tottenham, Shalke 04, Shakhtar Donetsk, Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid.
Shorti i çerekfinaleve do te hidhet ne Nyon te Zvicres me 18 mars.
Thursday, 17 March 2011 08:59