Nuri Sahin ishte një ndër yjet e padiskutueshëm të këtij sezoni në Bundesligën Gjermane duke luajtur një rol të rëndësishëm në sezonin e suksesshëm të Borussia Dortmundit. Deri më tani Sahin ka shënuar tetë gola në tridhjetë paraqitjet e tij.
Sahin u bashkua me akademinë e Borussia Dortmund në vitin 2000 në moshën njëmbëdhjetë vjeçare dhe u bë lojtari më i ri i cili ka luajtur në Bundeslig në vitin 2005, Sahin kaloi një sezon i huazuar tek Feyenoord por pasi u kthye tek ekipi Gjerman ai luajti një rol të madh për ekipin e tij. Ndërsa Sahin ka refuzuar të flas për të ardhmen e tij, megjithatë interesimet e klubeve të mëdha si nga Anglia, Italia dhe Spanja vështir se do ti refuzoj Nuri Sahin.
Në vijim do ti ju paraqesim disa nga klubet e interesuara për shërbimet e talentit 22 vjeçar aktualisht lojtarit të ekipit Gjerman Borussia Dortmund.
Borussia Dortmund:
Natyrisht se ekipi i parë ku mund të luaj Sahin sezonin e ardhshëm është ekipi aktual Borussia Dortmund kur dihet se ekipi Gjerman sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve dhe mesfushori kyç është një pjesë e strategjisë së trajnerit Jurgen Klopp.
Bayern Munich:
Bayern është lidhur me një transferim të Sahin dhe gjatë afatit kalimtar dimëror të janarit por ekipi Bavarez asnjëherë nuk bëri veprime serioze për të transferuar Nuri Sahin. Ndërsa si ‘armë’ për ta transferuar Sahin pritet të jetë Toni Kroos, ndërsa një partneritet mesfushe mes Schweinsteiger dhe Sahin do të bënte një mesfushë të ‘çelikt’, ndoshta dhe më të mirën në Bundesligën Gjermane.
Inter:
Tashmë dihet se Marco Branca ka konfirmuar se Inter është duke monitoruar gjendjen e Sahin dhe ka një shans të madhe që Sahin të transferohet në Giuseppe Meazza dhe të bëhet një lojtar kyç në mesfushën e përbërë nga lojtarët aktual si Cambiasso, Sneijder e Stankoviç.
Milan:
Berlusconi është i etur për të rifreskuar mesfushën Rossonere dhe një ndër emrat e lakuar në listën e tij është dhe Nuri Sahin i cili mund të ketë një të ardhme të shkëlqyer nëse transferohet në kryeqytetin e modës. Lojtarëve si Andrea Pirlo, Ambrosini e Seedorf duket se ju ka ardhur fundi në Milan duke bërë kështu një mundësi më të madhe për Sahin.
Chelsea:
Chelsea ka qenë e lidhur dhe më herët për një transferim të Nuri Sahin kur ai ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçar. Ndërsa as tash nuk mungon interesimi i klubit Londinez, Sahin mund të luaj një rol të rëndësishëm në Chelsea, por kjo mbetet për t’u parë nëse stili i tij i lojës i shkon përshtati në Premier Ligën Angleze.
Arsenal:
Ndoshta rrugëtimit të Fabregas në Premier Ligë i ka ardhur fundi pasi që Barcelona nuk ka ndërmend të ndaloj së kërkuari lojtarin e akademisë La Masia. Ndërsa Wenger ka filluar të kërkoj zëvendësuesin e tij dhe një ndër emrat e lakuar është dhe Sahin.
Manchester City:
Manchester City nuk ka nevojë për një mesfushor të ri sepse mesfusha e Roberto Mancinit është ajo të cilen e dëshiron ai por pronarët Sheik kanë qenë të lidhur me një transferim të Sahin, ndërsa Sahin po të transferohej në ekipin e Mancinit do të haste në konkurrencë të madhe me lojtar si Barry, De Jong e Yaya Youre, por pritet të shihet nëse ai do të vendosë ti bashkohet mesfushës së Mancinit.
Barcelonë:
Fabregas mbetet objektivi kryesor i Catalanasve, por ata konsiderojnë se Sahin mund të jetë nja alternativ e mirë për mesfushën e Guardiolës por drejtuesit Catalanas mendojnë të përdorin Sahin si një ‘armë’ për transferimin e Fabregas nga Arsenali ku dihet se Arsenal është i interesuar për Nuri Sahin.
Real Madrid:
Krye-trajneri i ekipit mbretëror Real Madrid, thuhet se është në kërkim të një mesfushori ‘majtak’ të shpejt për të bërë një partneritet me Xabi Alonson në mesfushën Madrilene. Ndërsa zërat e fundit që vijnë nga Gjermania thonë se Sahin mund të transferohet tek Madridi pasi që ky i fundit është një mik i ngushtë i mesfushorit aktual Madrilen, Mesut Ozil, dhe dy lojtarët kanë të njëjtin agjent.
Friday, 22 April 2011 10:09