Kthimi i Pol Skols në futbollin e luajtur ka koinçiduar me fitoren spektakolare të Mançester Junajtid ndaj Mançester Sitit në derbin e raundit të tretë të Kupës FA. Mesfushori është aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes duke ndihmuar “djajtë e kuq” t’i rezistojnë ofensivës së Sitit.
Junajtid mbylli pjesën e parë me avantazhin 3-0 pas dy golave të Runi dhe Uellbek, ndërsa kapiteni i Sitit, Vinsent Kompani, u ndëshkua me karton të kuq.
Kundërpërgjigja e vendasve erdhi me Kolarov dhe Aguero në fillimin e pjesë së dytë por Junajtid arriti të ruante avantazhin dhe të eliminonte kushërinjtë nga Kupa FA. (LajmeShqip.com)
M. Siti-M. Junajtid 2-3
Çelsi-Portsmuth 4-0
Shefild-Uest Hem 1-0
Peterborou-Sandërlend 0-2
Sunday, 08 January 2012 18:49