Ndeshja gjysmëfinale mes Portugalisë dhe Spanjës do të vërë përballë disa lojtarë që njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Kapeni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, ka qenë një nga liderët e Real Madrid ku luajnë Kazijas, Ksabi Alonso, Arbeloa dhe Ramos, ndërsa do të ketë përpara shumë prej rivalëve të tij te Barcelona, si Ksavi, Iniesta, Pike dhe Fabregas.
“Portugalia ka sulmues që mund të na krijojnë probleme të vazhdueshme, sidomos nga krahët me Kristiano Ronaldo dhe Nani”, ishte komenti i Ksabi Alonso, mesfushorit spanjoll që luajti ndeshjen e 100-të me përfaqësuesen kundër Francës. “Kristianon e njohim mirë dhe ai ka qenë në një nivel të pabesueshëm gjatë të gjithë sezonit për Real Madrid. Por mendoj se më e rëndësishmja do të jetë të përqendrohemi te vetja dhe të sigurohemi që do të luajmë në nivelin më të lartë”.
Lojtarët spanjollë njohin mjaft mirë edhe dy mbrojtësit e Realit, Pepe dhe Kontro, të cilët janë titullarë në radhët e përfaqësueses portugeze.
“Ndoshta para fillimit të ndeshjes do të takohemi më miqësisht se zakonisht, pasi i kemi shokë në klub, por në fund gjithsecili do të mendojë për kombëtaren e tij. Të gjithë po luftojnë për objektivat e tyre”, premtoi mesfushori spanjoll. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Gjysmëfinalet
27.06.2012
Portugali-Spanjë 20:45
28.06.2012
Gjermani-Angli/Itali 20:45
Sunday, 24 June 2012 15:13