Mesfushori i Real Madrid, Ksabi Alonso, insiston se Zhoze Murinjo vazhdon të jetë “special”, ndonëse në këtë sezon madrilenët kanë zhgënjyer në kampionat dhe thuajse nuk kanë shfaqur asnjëherë formën e sezonit të kaluar ku dominuan në Spanjë duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.
Alonso është i sigurt se trajneri portugez është në gjendje të drejtojë ekipin drejt sukseseve të tjera, ndërsa insiston se skuadra vazhdon të mbështetë fuqimisht teknikun që është kritikuar hapur dhe tashmë duket se nuk ka mbështetjen e tifozëve.
“Po, absolutisht”, ishte përgjigja e tij kur u pyet nëse mendonte se Murinjo ishte ende “special”. “E sheh qartësisht se Murinjo ka diçka ndryshe. Mënyra se si komunikon me lojtarët është ndryshe. Edhe mënyra se si i mbështet ato është ndryshe”.
“Kjo është arsyeja pse dëshiron ta mbështesësh, pse dëshiron të luash dhe luftosh për të në fushën e lojës. Lojtarët i besojnë atij”, ishin fjalët e mesfushorit spanjoll, një prej lojtarëve më të besuar të Murinjos në radhët e ekipit katalanas. (LajmeShqip.com)
Saturday, 09 February 2013 10:12