Nëse Zhoze Murinjo do të marrë drejtimin e Çelsit, blerja e tij e parë do të jetë Ksabi Alonso, mesfushori spanjoll të cilin ai e vlerëson si njeriun më të besuar te Real Madrid. Trajneri portugez la të kuptohej me fjalët e tij se kthimi në Angli është mëse i mundur, drejt një kubi që e do dhe tifozëve që e respektojnë, ndërsa ka filluar që tani bisedimet për të marrë disa nga yjet e madrilenëve me vete.
31 vjeçari Ksabi Alonso shihet nga Murinjo si mesfushori perfekt, ndonëse e kaluara e tij te Liverpuli mund ta ketë kthyer në një figurë të urryer për tifozët e Çelsit. Lojtari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me madrilenët, e deri tani i ka dhënë përgjigje negativë mundësisë së zgjatjes së saj për dy sezone të tjera.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze e spanjolle, ai do të vendosë për të ardhmen e tij vetëm pasi të mësojë se kush do të jetë trajneri i ri i ekipit të Realit. Spanjolli ka deklaruar shpesh se do të dëshironte edhe ai të kthehej në Angli, por shumëkush mendonte se e kishte fjalën për Liverpulin, ekip ku fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2005. Por tani, me transferimin e mundshëm të Zhoze Murinjos te Çelsi, gjërat kanë ndryshuar pasi Alonso është gati të ndjekë portugezin, të cilin e ka vlerësuar “ndër trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohëve”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 02 May 2013 10:20