Kryetari i Schalkes, Clemens Tonnies, e ka bërë të qartë se skuadra e tij është e etur për shërbimet e Raulit.
34-vjeçari ka një kontratë në prag të skadimit me skuadrën nga Gelsenkirchen, por Schalke është e gatshme për t’i ofruar atij një marrëveshje të re.
“Një lojtar me përvojë është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë të ri dhe ai e dëshmon këtë në çdo ndeshje,” tha Tonnies në Sport Bild.
“Raul është tepër energjik. Unë ia kam bërë absolutisht të qartë atij se ai i takon Schalkes.”
“Ne jemi krenarë për çdo minutë që Raul luan në fanellën e Schalkes. Kur dikush luan futboll të mirë, atëherë nuk ka asgjë për të thënë që ju nuk duhet të vazhdoni me të.”
Sulmuesi me përvojë iu bashkua Schalkes nga Real Madridi, në verën e vitit 2010 dhe është shndërruar në një lojtar kyç në Veltins Arena. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 09:16