Johan Krujf është i bindur se Lionel Mesi dhe Neimar nuk do të kenë probleme, po të mos ishin kontratat e tyre publicitare me kompani të ndryshme, sidomos me firmat e artikujve sportiv.
“Problemet nuk janë mes djemve, janë mes “Nike” dhe Adidas”. Nëse i mendon pak më thellë gjërat, mund të parashikosh probleme të mundshme, edhe pse shpresoj që gjëra të tilla të mos ndodhin. Kontratat ekzistojnë për të përballuar situata të tilla”, tha ai.
“Nëse Neimar adoptohet apo jo në Spanjë duhet të presim dhe të shohim. E gjithë bota shkruan për të, por ata që i dinë si funksionojnë gjërat, duhet t’i japin atij kohën e duhur. Nuk duhet vënë nën trysni dhe duhet lënë që të bëjë atë që di”, deklaroi Krujf, i cili më pas dha opinionin e tij mbi çështjen e evazionit fiskal të Lionel Mesit.
“Ju kujtoni se Mesi di më shumë se 2% rreth taksave që duhen paguar? Ai di aq sa unë, 0%. Fajtori nuk është Mesi, por njerëzit që merren me këtë punë, që paguhen nga ai për të bërë punë të tilla”. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 June 2013 08:08