Ikona e futbollit holandez, Johan Krujf, mendon se Holanda duhet të aplikojë një futboll më sulmues gjatë Euro 2012, duke i mbyllur kundërshtarët pranë portës së tyre.
Të shtunën, Holanda e Bert Van Marvijk u mund 2-1 në shtëpi nga Bullgaria, ndaj kjo është arsyeja pse Krujf këshillon që ekipi duhet të bëjë modifikime të domosdoshme taktike nëse ëndërron që të jetë pretendent në Evropian.
“I krijon vetes probleme kur mesfushorët e krahut nuk luajnë lart mjaftueshëm. Meqë Van Der Vart dhe Van Persi nuk shfaqeshin në krahë për të harkuar në zonë, nuk u prodhuan as topa dytësorë të kthyer nga mbrojtja dhe si rrjedhojë munguan edhe gjuajtjet në portë nga distanca”.
“Tani kemi dy ndeshje miqësore për t’u përgatitur. Në Kampionatin Evropian, Portugalia do të na luajë si luajti Çelsi me Bajernin, ose më saktësisht si na luajti ne Bullgaria të shtunën në Amsterdam. Duhen ndryshime të menjëhershme dhe shpresoj që Holanda të zhvillojë një turne sa më të mirë nëse ka lojë ofensive”, ishte komenti i Krujf. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 29 May 2012 14:44