Vendimi i gjykatës italiane për të gjobitur kompaninë “Fininvest”, pronë e Silvio Berlusconit, me 560 milionë euro, ka shtyrë drejtuesit më të lartë të klubit të Milanit të hidhen në veprim për të nxjerrë klubin kuqezi nga vorbulla.
Për këtë motiv, gjatë kësaj javë, në Arkore, është zhvilluar një takim sekret ndërmjet Silvio Berlusconit, vajzës së tij Marina (presidente e Fininvest), dhe vajzës tjetër Barbara, e cila së fundmi është futur në bordin drejtues të Milanit, dhe Adriano Galianit.
Nga sa raportojnë mediet italiane, mësohet se Milanit do të shkëputet nga “Fininvest” dhe president i ri do të jetë Barbara Berluskoni. (LajmeShqip.com)
Thursday, 21 July 2011 10:52