Spiridon (Spiro) Luis do të mbetet gjithmonë emri më i famshëm i sportit grek, pasardhësi më i denjë i Fidipidit, pasi me 29 mars 1986, garoi në maratonën e parë të Lojërave të Para Olimpike, duke fituar vendin e parë.
Por pasardhësit e tij duket se nuk janë aq të dhënë pas historive e si për ironi të fatit, nipi i tij që mban të njëjtin emër, ka vendosur që të shesë kupën historike të fituar nga gjyshi. Pensionisti 71 vjeçar, ka treguar se vendimin e ka marrë për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer vendin dhe që ka vënë në rrezik të ardhmen e familjes së tij.
Për këtë arsye, kupa e argjendtë, e lartë 15 centimetra, e fituar 116 vjet më parë nga maratonisti, do të shitet në një ankand të kompanisë së famshme “Christie” në Londër. “Ka ardhur koha të shohim të ardhmen, jo të kaluarën. Kam dy fëmijë dhe gjëja më e rëndësishme është t’i garantoj atyre të ardhmen më të mirë”, ka treguar pensionisti grek që shpreson të fitojë rreth 150 mijë euro nga ky ankand.
Ndërkohë, legjenda e Spiros së famshëm, nuk do të harrohet, asht si fakti se atleti i atëhershëm 23 vjeçar u përgatit për garën duke bërë punën e tij të zakonshme, transportin e ujit mineral nëpër qytetin e Athinës. Ndërsa gjatë garës kaloi lehtësisht të gjithë kundërshtarët duk pirë si ballkanas i vërtetë vetëm konjak, birrë dhe lëng portokalli. (LajmeShqip.com)
Saturday, 10 March 2012 12:25