Kristofer Samba më në fund ka arritur të nënshkruajë kontratën e jetës së tij, duke u transferuar në radhët e klubit të Anzhi në Rusi.
Mbrojtësi 27 vjeçar i Bllekbërnit, kishte kërkuar prej kohësh një rritje rroge apo të transferohej në një prej skuadrave tjera angleze. Çelsi, QPR dhe Arsenal ishin vetëm disa prej pretendentëve për të siguruar shërbimet e mbrojtësit kongolez.
Por tani ëndrra e tij është bërë realitet pasi Anzhi pagoi 11 milionë paund për blerjen e tij, ndërsa lojtari do të përfitojë plot 120 mijë paund në javë, një shumë që në kampionatin anglez do ta ëndërronte pasi e marrin vetëm lojtarët më të njohur.
Rreth 7 milionë paund, do të shkojnë direkt në llogarinë bankare të Bllekbërn, me të cilat ky klub do të paguajë borxhet, një nga arsyet pse nuk mund t’i ofronin Samba një kontratë më të mirë financiare.
Anzhi ka bërë një numër të madh blerjesh të rëndësishme gjatë dy sezoneve të fundit, duke afruar emra si Roberto Karlos, Samuel Eto’o apo Juri Zhirkov, ndërsa tani trajner i skuadrës është emëruar holandezi Gus Hidink. (LajmeShqip.com)
Saturday, 25 February 2012 12:02