Tiranë – E marta e ndeshjes po afrohet, ndërsa besimi në vetvete jep shenja rritjeje. Lojtarët e ekipit përfaqësues shqiptar e presin me optimizëm ndeshjen në Bosnjë-Hercegovinë, duke vlerësuar se kundërshtari nuk është i pakalueshëm.
Për Ervin Bulkun, mesfushorin e Hajdukut, duhet marrë rezultat dhe të mos kihet frikë nga boshnjakët apo tifozët e tyre.
Kristi Vangjeli, mbrojtësi i Arisit të Selanikut, guxon të mendojë edhe për fitoren.
I fundmi i tre “musketerëve” të ditës është Elis Bakaj, që prej 5 muajsh lojtar i Dinamos së Bukureshtit, në Rumani. Për ish-dinamovitin, Shqipëria ka arritur rezultate edhe me ekipe më të mirë sesa Bosnjë-Hercegovina.
Pra, kualifikimi është i mundshëm, të paktën ky është mendimi në grupin kuqezi. Veçse, në radhë të parë, na duhet të marrim pikë në Zenicë.
Wednesday, 01 June 2011 16:26