E ardhmja e Milosh Krasiç është e vulosur: Pas janarit nuk do të jetë më një futbollist i Juventusit. Këtë e ka paralajmëruar edhe menaxheri i tij, i cili ka theksuar se për Krasiç ka interesim prej shumë klubeve të njohura.
“Gjatë muajve të fundit ka luajtur pak por ka klube si Çelsi, Inter, Totenhem, Fenerbahçe dhe 3 skuadra ruse që e kërkojnë. Unë jam i mendimit që ai duhet të largohet sa më parë nga Juventus, megjithatë do të shohim çfarë do të ndodhë në vazhdim”, deklaroi menaxheri i lojtarit, Dejan Joksimoviç.
Sipas tij, futbollisti ka caktuar një takim me drejtorin sportiv të Juventusit, Marota, për të vendosur rreth të ardhmes. “Milosh më ka thënë se do të takohet me Marotën për të kuptuar qëllimet reale të Juventusit, nëse bëhet fjalë për ta aktivizuar, shitur apo për ta huazuar”, deklaroi ai. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 09:48