Prishtinë- Dëbora e madhe në Kosovë pengon edhe skiatorët, duke anuluar “Kupën e Alpeve”, e parashikuar të zhvillohej këtë fundjavë. 
“Gara është shtyrë, pasi ka rënë dëborë e madhe dhe po vazhdon të bjerë ende. Edhe rrugës për në Bogë kanë rënë shumë ortekë dëbore”, deklaruan mbrëmjen e djeshme për median drejtuesit e Federatës së Skiatorëve të Kosovës.
“Kupa e Alpeve” është garë që zhvillohet në Bogë të komunës së Pejës, e cila ka shpallur dje gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës.
Gjendje e jashtëzakonshme në mot me dëborë e ngrica është shpallur edhe në komunën e Kaçanikut dhe atë të Junikut.
Saturday, 04 February 2012 15:00