Mbyllja e festës së Shqipërisë për kualifikim në “Euro 2016” është paraparë të bëhet në Prishtinë.
Zhvillimi i ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë vlerësohet punë e kryer. Kjo sfidë pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm, në datat e lira të FIFA¬s.
Si motiv i nismës për aranzhimin e miqësores është përmendur vazhdimi i festës së nisur në Jerevan të Armenisë, e vazhduar në Tiranë. Mbyllja e festës së Shqipërisë për kualifikim në “Euro 2016” është paraparë të bëhet në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
“Kur kam dëgjuar se do të zhvillohet kjo ndeshje jam befasuar, por në anën tjetër është një gjë e logjikshme të festojmë suksesin së bashku për ta shpërblyer popullin e Kosovës dhe njëkohësisht Federata Shqiptare e Futbollit ta nderojë Kosovën për kontributin e dhënë.
Do të jetë një ndeshje festive. Është lojë domethënëse në momentin më të suksesshëm të Shqipërisë për të qenë pranë njëri-¬tjetrit. Është kënaqësi për çdo futbollist të luajë në këtë ndeshje. Ka emocione të përziera. Në një anë është kënaqësi të luash në Kosovë, por në anën tjetër është edhe emocion i veçantë të luash kundër vendit tënd. Është vështirë të ndash emocionet, por përfundimisht ne jemi një komb, një popull, një shtet dhe një kombëtare”, ka thënë mbrojtësi i Kolnit, Mërgim Mavraj.
Wednesday, 21 October 2015 22:03