|
|
Sunday, 16 December 2012 15:10 Korinthians i ka dhënë një leksion të mirë skuadrës së Çelsit, duke mundur këtë të fundit në finalen e Botërorit të Klubeve me rezultatin 1-0. Londinezët e drejtuar nga Benitez, kanë humbur kësisoj trofeun e katërt që nga fillimi i sezonit, pasi që nga gushti i kanë dhënë lamtumirën Superkupës së Anglisë, Superkupës së Evropës dhe Ligës së Kampioneve, turneu nga i cili u eliminuan një javë më parë.
Në ndeshjen e luajtur në Jokohama, Benitez çuditi të gjithë duke mos aktivizuar si titullar brazilianin Oskar, për të preferuar Moses në pozicionin pas krahëve të Torres. Pas një pjese të parë të balancuar mes dy ekipeve me raste në të dy portat, diferencën e bëri gjuajtja me kokë e Paulo Guerrero në minutën e 69-të të ndeshjes.
Të kota ishin tentativat e fituesve në fuqi të Ligës së Kampioneve për të barazuar rezultatin, pasi portieri Kasio kontrolloi thuajse çdo gjuajtje në portën e tij. Në minutat e fundit kishte vend edhe për pak polemika, pas kartonit të kuq të dhënë ndaj Kahill, si dhe për golin e anuluar në pozicion jashtë loje për Fernando Torres.
Kësisoj, Rafael Benitez humb finalen e dytë të Botërorit të Klubeve, pasi e kishte bërë një gjë të tillë edhe më parë me Liverpulin, ndërsa Korinthians kthen skuadrat e Amerikës së Jugut si fituese pas 6 vitesh “heshtje”. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »