Thuajse gjysma e kombëtares së Meksikës kanë rezultuar me doping, konkretisht janë pesë lojtarë të cilët janë pezulluar pasi testet anti-doping të kryera ndaj tyre kanë rezultuar pozitiv.
Lajmin e pezullimit e ka bërë publik sekretari i përgjithshëm i Federatës Meksikane të Futbollit, Decio de Maria.
Lojtarët e pezulluar janë: portieri Guillermo Ochoa, mbrojtësit Francisco Javier Rodriguez dhe Edgar Duenas dhe mesfushorët Antonio Naelson e Christian Bermudez.
Aktualisht kombëtarja meksikane po merr pjesë në Concacaf Gold Cup, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht lajmit, ajo arriti të prenotonte vendin e saj në çerekfinale ditën e enjte, me një fitore me rezultatin 5-0 ndaj Kubës.
“Do të presim për rezultatin përfundimtar të hetimit”, deklaroi trajneri i Meksikës, Jose Manuel De La Torre pas ndeshjes.
Friday, 10 June 2011 17:13