Taulant Xhaka është cak i skuadrave të Premierligës.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ishte padyshim një prej protagonistëve të mëdhenj të Shqipërisë drejt fazës finale të Euro 2016.
Mesfushori u shndërrua në një pikë të fortë të ekipit kuqezi, ndërsa me paraqitjet gjatë kualifikueseve është vënë në shënjestrën e klubeve nga ligat më të forta Evropiane
The Telegraph, në hapësirën dedikuar afatit kalimtar të janarit, e cilëson Xhakën si një prej yjeve të Euro 2016 që klubet e Premierligës duhet ta blejnë në merkaton e janarit.
Kujtojmë se Xhaka ka qenë prioritet i Fiorntinës verën e kaluar, por ai vendosi të qëndronte në Basel. /Express
Monday, 19 October 2015 19:52