Mançester Siti i është bashkuar Arsenalit dhe Mançester Junajtid në garën për të siguruar shërbimet e talentit gjerman të Borusia Dortmund, Mario Gëtze. Mesfushori 20 vjeçar ka shprehur dëshirën që në një të ardhme të luajë me fanellën e “djajve të kuq”, por Borusia Dortmund i ka vënë atij një çmim të lartë prej 35 milion paund dhe pret që ai të qëndrojë për të paktën edhe një sezon tjetër.
Gëtze humbi shumë raste në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Malagas, duke vënë në vështirësi skuadrën e tij për kualifikimin në gjysmëfinale, por pasaktësia para porte duket se nuk shqetëson shumë klubet që interesohen për të.
Ylli i ri i Borusias ka shënuar 14 gola në të sezon, ndërsa regjistron që tani 22 ndeshje me ekipin kombëtar, duke u cilësuar si futbollisti më i mirë i brezit të tij dhe e ardhmja e Gjermanisë.
Në fillimin e këtij sezoni, Gëtze rinovoi kontratën ekzistuese me Borusia Dortmund duke e zgjatur atë deri në vitin 2016. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 April 2013 10:34