“Ndërsa e ardhmja e Alberto Aquilanit, do të vendoset në ditët e ardhshme”, janë fjalët e Franko Zavalas, agjentit të Aquilanit, Për të, ka një treg midis Milanit, Juves dhe Liverpoolit.
“Milani i interesuar për të? – Nuk e di, do të presim në këto dy ditë”, tha Zavala.
Juventusi duket se do ta lë të shkojë Aquilanin tek Liverpooli për të parë nëse Milani a do të mund të përfitojë nga kjo dhe ta transferojë italianin në vend të Pirlos.
Shtypi belg tregon se është arritur akordi mes Standard Liege dhe Milan për Alex Witsel.
“Derniere Heure”, burimi më i afërt me klubin belg, thotë se akordi është arritur dhe është nënshkruar, mungon vetëm firma e lojtarit, i cili do ta nënshkruajë kontratën në ditët e ardhshme apo orët e ardhshme.
Sunday, 05 June 2011 11:13